Ndodhë në NBA, ajo që do të ishte turp të ndodhte edhe në basketbollin e Kosovës
Në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, ka ndodhur një rast që do të ishte turpërues të ndodhte edhe në basketbollin e Kosovës.
Memphis Grizzlies, Phoenix Suns dhe Washington Wizards kishin arritur marrëveshje për shkëmbime lojtarësh në afatin kalimtar të transfereve në NBA.
Kur marrëveshja ishte arritur dhe pritej të konkretizohej, Phoenix Suns dhe Memphis Grizzlies kanë kuptuar se janë ngatërruar dhe nuk po flisnin për të njëjtin lojtar.
Phoenix kishte planifikuar të merrte Dillon Brooks dhe jo MarShon Brooks, ashtu siç ishte marrë vesh me Griezzlies.
Mbiemri i njëjt i lojtarit ka qenë arsyeja që është bërë ky gabim amatoresk.
Marrëveshja tani ka rënë në pikën zero dhe ka gjasa që të fillojë një negocim i ri për ndonjë shkëmbim të mundshëm./Indeksonline/
