75 Mall Live Search
15:28 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Ndodhë në një fshat të Pejës, rrahen babë e bir, arrestohet prindi 71 vjeçar

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Jabllanicë e Madhe të Pejës. Babai me të birin janë përfshirë në një konflikt fizik, për çka është thirrur Policia.

Pas arritjes së Policisë, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar disa thika të madhësive të ndryshme dhe një armë gjysmë-automatike.

Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje prindi 71 vjeçar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Hajrush Zekaj dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë./Indeksonline/