Ndodh në Prishtinë, Policia harron dënimet mbi bagazh, vozisin me fletoren mbi veturë!

Ka disa muaj që Policia e Kosovës është e stërngarkuar me detyra në terren. Një patrulle në Prishtinë sot i ka ndodhur një gjë e papritur.
Policët që po kryenin punën në terren, kanë harruar fletoren e ndëshkimeve mbi bagazhin e veturës.

Madje, atë e kanë harruar mbi bagazh edhe gjatë kohës kur po ndërronin destinacion. Në veturën në lëvizje, fletëdënimet kanë qëndruar në pjesën e pasme.
Ky mbase mund të ketë qenë një fat për qytetarët që kanë pranuar gjoba në mëngjes nga kjo patrullë e policisë./Indeksonline/
