Ndodh në Prizren, zagari sulmon qenin e Sharrit, blegtori e vret me pushkë

Një rast i rrallë është regjistruar mesditën e djeshme në Prizren. Një blegtor po ruante delet e tij bashkë me qentë e Sharrit. Gjatë asaj kohe, në kopenë e deleve është afruar një qen i gjuetisë (zagar), i cili ka sulmuar qenin e të dyshuarit.
Për ta ndalur sulmin i dyshuari me armën e tij të gjuetisë të cilën e kishte me leje, ka goditur qenin e bashkëfshatarit të cilin e ka mbytur në vend.
Arma e përdorur e llojit pushkë gjuetie, 22 fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Rasti është nën hetime./Indeksonline/