Ndodhë në Rahovec, motër e vëlla bëhen bashkë dhe e rrahin motrën tjetër

Mbrëmë në qytetin e Rahovecit, rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
I dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht motrën tjetër, transmeton Indeksonline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në Raportin e Policisë./Indeksonline/