Ndodhë në Serbi: Trajneri serb ofendon rëndë zëdhënësen e klubit kundërshtar
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Napredaku – Radniçki, ka shpërthyer një skandal i vërtetë.
Ndeshjen në fjalë e fitoi Napredaku me rezultat të ngushtë, 2-1, por ky rezultat nuk mori vëmendjen e duhur.
Trajneri i Radniçkit, Nenad Lalatovic është bërë protagonist kryesor, duke ofenduar zëdhënësen e klubit të Napredakut, transmeton IndeksOnline.
Kjo e fundit e provokoi Lalatovicin me një pyetje rreth gishtit të mesëm.
“Të të pyes unë, a i ke fyer t’i fëmijët e mi, jo, atëherë mos më bej këso pyetje”, i tha Lalatovic zëdhënëses.
Tutje, mediat serbe shkruajnë se edhe një tifoz u fut në këtë konferencë ku e shau trajnerin e lartëcekur./IndeksOnline/