75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / B O

Ndodhë në Serie A, e fiton ndeshjen pa e goditur asnjëherë portën!

Napoli pësoi një humbje të befasishme në kampionat teksa u mposht nga Spezia me rezultatin 0-1. Por, ajo që bën më shumë përshtypje në këtë takim është fakti se miqtë nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadratin e kundërshtarëve.

Por, si e fitoi Spezia ndeshjen? E thjeshtë, ekipi ku aktivizohet edhe lojtari i kombëtares Rey Manaj, shfrytëzoi më së miri një autogol të Juan Jezus në pjesën e parë dhe në këtë formë doli me tre pikë të plota nga Stadio Maradona duke e ruajtur me fanatizëm avantazhin.

Një trepikësh që i jep frymëmarrje Spezias në këtë fundvit, teksa ekipi i drejtuar nga Thiago Motta renditet në vendin e 17 me 16 pikë të grumbulluara. Sa i përket Manajt, lushnjari ishte titullar në suksesin ndaj Napolit dhe e luajti të plotë 90-minutëshin, ndërsa u ndëshkua me një karton të verdhë në minutën e 51.