10:57 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndodhë në Shqipëri, dhëndri i pret veshët vëllait të nuses dhe plagos një tjetër, vritet nga vjehrri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë. Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, për shkak të një konflikti të agravuar brenda familjes.

Report Tv raporton se ditën e djeshme dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë, ndërsa sot ka shkuar në shtëpinë e nuses në Topojan dhe ka plagosur një tjetër me thikë. Fill pas sulmit, dhëndri është vrarë nga vjehrri, i cili mësohet se e ka goditur me dru pas kokës.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit të agravuar, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.