75 Mall Live Search
20:06 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ndodhë në Shqipëri! Mjekët kalojnë hekurat për ta shpëtuar tifozin, tifozët mbulojnë pamjet me flamur

Sfida minuta midis Teutës dhe Partizanit u ndërpre për pak minuta, pasi një tifoz i “Demave” ka pasur disa probleme shëndetësore.

Menjëherë në ato momente, stafi mjekësor i Partizanit së bashku me fizioterapistin u hodhën në tribunë duke kaluar hekurat për t’i dhënë ndihmën e parë tifozit.

Ai u transportua me ambulancë për në spitalin e Durrësit për të pasur nën kontroll gjendjen e tij.