Ndodhë në Turqi, i shënon golin e nëntë, i kërkon falje portierit (Video)
Skuadra e Besiktasit “shkatërroi” ekipin e Mainsaspor, duke mposhtur me rezultat të thellë, 9 me 0.
Besiktasi sot mposhti me rezultat të thellë ekipin e Manisaspor, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës, shkruan IndeksOnline.
Golin e fundit në këtë përballje e shënoi Mustafa Pektemek, por ky i fundit befasoi me gjestin e tij.
Pas golit të shënuar, 29-vjeçari iu afrua portierit kundërshtar duke i kërkuar falje për golin e nëntë të shënuar.
Edhe portieri i Manisaspor Emrullah Salk nuk arriti t’i mbante lotët për shkak se pranoi nëntë gola.
Në këtë përballje golat i shënuan: Negredo (4), Lens (3), Cinar dhe Pektemek./IndeksOnline/