75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndodhë përsëri në gjimnazin e Istogut, pasi ra tavani, sot nxënësit u rrezikuan nga një situatë tjetër

Janë bërë një muaj që kur nxënësit e një klase në gjimnazin “Haxhi Zeka” shpëtuan mrekullisht nga rënia e plafonit.

Për fat të mirë, plafoni kishte rënë afër tavolinës së profesorit dhe nuk kishte shkaktuar dëme njerëzore.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në këtë gjimnaz, më i madhi në komunën e Istogut.

Sistemi ndriçues në një nga klasët e “Haxhi Zekës” ka rënë në mes të orëve duke sjellur një situatë të pakëndshme dhe të rrezikshme tek nxënësit./Indeksonline/