75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 17 Maj 2022 / B O

Ndodhë përsëri në Pejë, një vajzë bie në lumin e qytetit

Një person ka rënë paraditën e sotme në lumin Bistrica në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një vajzë e cila ka rënë në lum tek vendi i quajtur “Te qallakët”.

Vajza është dërguar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një person ka rënë në lum. Personi është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës. Personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë” ka thënë Driton Rugova për Indeksonline.