18:59 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ndodhi më në fund, driblohet Van Dijk

Ndeshja ndërmjet Liverpool dhe Arsenal arriti të ndërprejë një statistikë mbresëlënëse të qendermbrojtësit të Liverpool, Virgil van Dijk.

Ai në ndeshjen që po zhvillohet u driblua nga transferi i Arsenalit, Nicolas Pepe në ndeshjen e parë si startues, shkruan Indeksonline.

Pepe ia ndërpreu statistikën prej 50 ndeshjeve radhazi pa u dribluar./Indeksonline/