Ndonëse dimër, në Angli kishte kaq lule të qelura në natën e Vitit të Ri
Botanikët, në Ditën e Vitit të Ri, janë habitur nga rezultati i kërkimit vjetor për bimë të lulëzuara.
Duke u bazuar në libra, ata thonë se mes 20 dhe 30 llojesh janë duke lulëzuar. Këtë vit ishin 368 sosh. Kjo shtron edhe pyetje të tjera sa i përket efekteve të ndryshimit të motit gjatë vitit më të nxehtë gjer tani në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo është e jashtëzakonshme”, tha Tim Rich, i cili filloi kërkimit bimor të Vitin e Ri për Shoqërinë Botanikë të Britanisë dhe Irlandës. Pesëdhjetë vjet më parë kur po kërkonin bimë duke lulëzuar, në fillim të vitit gjetën 20 lloje. Këtë vit totali na ka çuditur- jemi të mahnitur. “Gjatë pushimeve, kalova përgjatë jugut të A34 Neëbury dhe pashë gjysmë milje gjineshtër duke lulëzuar, ku gjineshtra mendohet të lulëzoj në Prill dhe në Maj. Është e çuditshme.”
“Ky është dimri i katërt i butë. Normalisht lulet mbulohen me brymë para Krishtlindjeve por këtë vit kjo nuk ka ngjarë.” Ai tha se 368 llojet në lulëzim përbëjnë një 15% të padëgjuar për lule të tilla në Britani dhe Irlandë- një shumë “mahnitëse”. Ky numërim i lartë ishte i pjesshëm për shkak te rritjes se numrit te vullnetareve- por kryesisht për shkak te ndërrimit te motit, tha ai. Doktor Rich tha se është mundur qe bimët e lulëzuara ne kohe jo te përshtatshme mund te ishin sulmuar keq, nëse Shkurti do te sillte mot te ftohte. Zyrja Met e ka cilësuar vitin 2014 si vitin me te nxehte, dimrin me te lagësht dhe Halloëeen-in me te nxehte deri tani ne Mbretërinë e Bashkuar. Ky është gjithashtu viti me i ngrohte ne Qendrën e Regjistrimit te Temperaturave te Anglisë sipas te dhënave te zyrës Met, e cila daton qe nga viti 1659, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Blogu i tyre thoshte: “Ndikimi i njerëzve ne klime pritet te rrite dukshëm mundësinë e tejkalimit se regjistrimeve te temperaturave te Mbretërisë se Bashkuar dhe Qendrës se Regjistrimit te Temperaturave te Anglisë. Vlerësimet nga Zyrja Met lajmëruan se është bere dhjetëfish me e mundshme qe rekordi i Mbretërisë se Bashkuar te thyhet si rezultat i ndikimit te njeriut ne klime.” Bimët me te zakonshme, sipas regjistrimit, janë lule Margarita dhe luleradhiqja, ku secila prej tyre ishe regjistruar ne 115 lista (75%)./Indeksonline/