75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 06 Mars 2026 / P M

“Ndoshta i shihni bashkë”, Dini bën paralajmërimin për Klodin dhe Elijonën

Spektakli i “Big Brother VIP Kosova 4” mund të ketë mbyllur siparin, por drama dhe jeta jashtë dyerve të shtëpisë më të famshme sapo ka nisur për ish-banorët.

E kush mund t’i shuante këto kuriozitete më mirë se moderatori i formatit, Alaudin Hamiti? Në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh në llogarinë e tij në Instagram, Alaudini nuk ka shpëtuar nga interesimi i pafundmë për dyshen në fjalë.

Një ndjekës kurioz për detaje të reja i ka shkruar atij drejtpërdrejt, duke i kërkuar të tregojë se çfarë ka ndodhur realisht me Klodin dhe Elijonën, pasi po “vdesin” nga kurioziteti tani që kamerat e shtëpisë u fikën.

Përgjigjja e moderatorit ka qenë e shkurtër, diplomatike, por plot “lëng” për t’u komentuar nga mediat rozë.

Sipas Alaudinit, të dy ata janë duke shijuar sukseset e tyre pas eksperiencës intensive televizive.

Por, ajo që e ka bërë rrjetin të ziejë dhe ka hapur portat e spekulimeve është pikërisht pjesa e dytë e përgjigjes, ku ai shton se ndoshta mund t’i shohim bashkë në ndonjë projekt të përbashkët.

A bëhet fjalë thjesht për një bashkëpunim profesional në showbiz pasi ata gjetën një kimi të mirë bashkë, apo ky “projekt” është thjesht një pretekst perfekt për të kaluar më shumë kohë pranë njëri-tjetrit larg vëmendjes së 24 orëve?

Për momentin gjërat janë lënë në heshtje, por e sigurt është që sytë e publikut janë të gjithë te lëvizja e radhës nga vetë protagonistët.