75 Mall Live Search
12:38 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Ndotet uji i pijes në Malishevë nga vërshimet, bëhet thirrje që të mos përdoret

Për shkak të vërshimeve, në Komunën e Malishevës uji është bërë i papijshëm për shkak të ndotjes.

“Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analizave të bëra të ujit të pijshëm, me kërkesën e Komunës së Malishevës, për sistemet e ujësjellësve në Malishevë, ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për konsumim, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet”, thuhet në komunikatën e komunës.

Pritet që të merren masat e nevojshme për pastrimin e ujit, ndërsa komuna u bën apel edhe familjeve që përdorin ujin nga puset.

“Këshilla e njëjtë vlene dhe për familjet të cilat furnizohen me ujë nga puset, pasi momentalisht rekomandohet të mos përdoret uji i pijshëm, deri në një njoftim tjetër”, thuhet më tej…