Ndotja e madhe e ajrit në botë, çon në 7 milionë vdekje në vit
Më shumë se 90 për qind e botës po jeton në një ajër të ndotur, paralajmërojnë njohësit e shëndetësisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dje publikoi rezultatet e studimit të saj në ndotjen e ajrit të grimcave të imëta në rreth 110 vende.
Këto grimca mikroskopike janë të padukshme për sytë e njeriut- por mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe gjithashtu të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe kancer, transmeton Indeksonline.
Raporti i OBSH-së zbulon se çdo cep i globit ka probleme me ndotjen e ajrit- por vendet më të varfra janë më keq, me nivele më të larta të ndotjes në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Juglindore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dje fajësoi ndotjen e ajrit për të paktën shtatë milionë vdekje çdo vit, ndërkohë që aktivistët kërkonin më shumë veprime nga qeveritë./Indeksonline/