09:46 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndriçimi publik dhe prona private pamundësojnë sanimin e tubacionit fi 400 mm në Bresje të Fushë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës, ata të cilët furnizimin me ujë e kanë nga objekti prodhues Kroni / Kuzmin se, gjatë ditës së djeshme rreth orës 17.00  ka ndodhur pëlcitje të tubacionit të ujit në linjën fi 400 mm në Bresje.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për sanim por, si pasojë e pozicionit të vështirë për punë nuk është arritur të sanohet.

Pengesa të shumta si, ndriçimi publik, prona private ku kalon linja kanë bërë të pamundur të punohet në sanimin e tubit.

Sot, ekipet janë përgatitur dhe do të ndërhyjmë me të gjitha kapacitetet që të sanohet defekti në tub, rrjedhimisht t,iu kthehet furnizimi me ujë të pijshëm zonës që furnizohet nga sistemi i Kronit në Fushë Kosovë.