Ndriçimi publik i fshatrave të Pejës, pritet t’i kushtojë komunës 186 mijë euro
Komuna ka planifikuar të vendos ndriçim publik nëpër disa fshatra të Pejës.
Në kontratën e publikuar në faqen e Komunës së Pejës bëhet e ditur se ky projekt është i ndarë në tri pjesë.
Në grupin e parë është ndërtimi i ndriçimit publik në fshatin Bogë, transmeton Indeksonline.

Në grupin e dytë është ndërtimi i ndriçimit publik në fshatin Raushiq.
Ndërsa në grupin e tretë është bërja me ndriçim publik fshatrat Katund i Ri, Qyshk dhe Ramun.
Vlera e parashikuar e kontratës është 186 mijë e 991 euro./Indeksonline/
