75 Mall Live Search
23:27 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

Ndriçohen gjitha xhamitë e Hanit të Elezit, veprimi nga Mehmet Ballazhi

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka ndriçuar gjitha xhamitë e komunës së tij, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Iftari mbledh familjen!” Kjo është një shprehje që e thonin më të vjetrit e po vazhdojmë ta themi edhe ne, sepse është një e vërtetë e pamohueshme, që pavarësisht se sa vite kalojnë, tradita e të mbledhurit të të gjithë anëtarëve të familjeve muslimane rreth sofrave të iftarit do të vazhdojë përherë.

Duke ju uruar që ky iftar i parë i Ramazanit të këtij viti të ju ketë gjetur në mesin e me të dashurve tuaj e me tryeza të begata, lutem që Zoti i Madhërishëm të ua ketë pranuar agjërimin e sotëm dhe lutjet tuaja qëllimmira.

Për nder të Muajit të Ramazanit, me iniciativë të komunës dhe donacion të IOM Kosovo, janë dekoruar xhamitë e Hanit të Elezit, të cilat do të jenë të ndriçuara përgjatë gjithë muajit Ramazan.

U bëftë dritë për ju çdo ditë e muajit Ramazan!