75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ndriçohet Bibloteka Kombëtare, kujtohen viktimat e Covid-19 dhe falënderohen mjekët

Në kujtim të të gjitha viktimave të Covid-19, dhe për të nderuar e falënderuar të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë, u ndriçua ndërtesa e Biblotekës Kombëtare.

Kështu njoftoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

“Po shënojmë plot gjashtë (6) muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me #covid19. Që prej atherë, të gjithë ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë. Edhe më tej, jo të gjithë po dalin fitimtarë!

Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori #covid19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë.

#bashkë mund të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!

#prishtina?”