09:36 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / S Z

Ndriçohet Birra Peja për 16-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Për të nderuar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Birra Peja ndriçoi fabrikën e saj me flamurin e Kosovës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm të unitetit dhe krenarisë kombëtare.


Ky akt simbolik shpreh respektin dhe vlerësimin e kompanisë ndaj rëndësisë historike të kësaj date për vendin dhe qytetarët e tij, duke theksuar njëkohësisht rolin e bizneseve në mbështetjen e vlerave dhe
identitetit kombëtar.


Gjesti i Birrës Peja shërben si një kujtesë për të gjithë që të rifreskojnë lidhjet e tyre me historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

https://www.filemail.com/d/svlzqsywuxvgylj


KJO ËSHTË BIRRA E VENDIT!