23:53 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndriçohet rrethrrotullimi në Lakrishtë (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar qytetarët se është bërë ndriçimi i rrethrrotullimit në Lakrishtë të Prishtinës, degëzimet për Mitrovicë, Veternik, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, shkruan Indeksonline.

Lekaj ka thënë se këta janë faktorë që e bëjnë vozitjen më të sigurt, andaj do të vazhdojnë me investime të tjera në këto segmente.

Ky është postimi i plotë:

Ajo çka e kam thënë që nga fillimi, sinjalistika dhe ndriçimi si dy faktorë që e bëjnë vozitjen në rrugë me të sigurt, kanë filluar të ndodhin, me të dyja këto dhe shumë gjëra të tjera askush nuk është marrë seriozisht për tre vjet.

Sonte është ndriçuar rrethrrotullimi në Lakrishtë të Prishtinës, degëzimet për Mitrovicë, për (Veternik) Ferizaj dhe Fushë Kosovë.

Do të vijojmë në ditët në vazhdim edhe me të tjera investime në këto segmente.