75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Ndryshe nga burrat, deputetet femra të VV-së, brenda kuvendit dhe duke mbajtur distancën

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë një orëshe, derisa seanca nisi në orën 12:00 duke përplasur LDK-në dhe VV-në, të cilat po e akuzojnë njëra-tjetrën për gjendjen e krijuar.

Derisa disa nga deputetët e VV-së po e shfrytëzojnë këtë pauzë për t’u ushqyer jashtë objektit të Kuvendit, të cilët madje nuk po e mbajnë distancën sociale të kërkuar për shkak të koronavirusit, ndryshe po veprojnë deputetet femra nga kjo parti.

Fitore Pacolli ka publikuar një fotografi, ku tregon se si nga disa deputetet po qëndrojnë brenda kuvendit duke mbajtur distancën.

E në mesin e tyre është edhe edhe deputeti Hajrulla Çeku.

“Mbrojmë Republikën, përfaqësojmë me dinjitet qytetarët por edhe mbajmë distancën”, ka shkruar Pacolli.