75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ndryshe nga të tjerët, ky është urimi interesant i Bebe Rexhës për ‘Shën Valentin’

Derisa të gjithë kanë uruar në mënyra të ndryshme dhe të veçanta ditën e të dashuruarve, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka zgjedhur një urim më interesant.

Ajo ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në ‘Instagram’ e veshur e tëra në të bardha derisa kishte vendosur disa krah engjëlli, shkruan Indeksonline.

“Cupid mund të më puth në prapanicë. Urime dita e të dashuruarve” ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që Bebe prej kohësh ka treguar se vazhdon të jetë beqare dhe se fokusi i saj kryesor është karriera e saj në muzikë./Indeksonline/