Ndryshim kuotash për ndeshjen Çeki – Kosovë
Kompania më e madhe e basteve në botë, njëherësh një prej sponsorëve të Kombëtares sonë “Bet365”, ka ri-kuotuar takimin e sotëm që luhet në Doosan Arena.
Koeficienti i Kosovës ishte 4.75 për fitore të Kosovës ndërsa sonte ka pasur rritje për 1.25, që i bie koeficient i lartë 6.0, shkruan Indeksonline.
Ndërsa favorizimi i Çekisë shkoi u bë edhe më i madh, kjo ndoshta edhe për faktin e mungesës së Vedat Muriqin në kampin e “Dardanëve”.
Fitorja e Cekisë kuotohet me 1.6 ndërsa mbrëmë kuotohej 1.75, barazimi nuk ka ndryshuar.
Se a do thyej parashikimet Kosova, mbetet të shihet sonte nga ora 20:45.
/Indeksonline/
