75 Mall Live Search
21:22 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

Ndryshim rezultatesh në ndeshjet Liverpool-United e Inter-Milan

Ende pa kaluar minuta e 10’ në dy ndeshjet më interesante të ditës së sotme, dhe tanimë kemi ndryshim të rezultateve.

Gjiganti anglez Liverpool ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Manchester United, përcjell KosovaPress.

Golin e zhbllokimit të rezultatit, dhe të epërsisë për skuadrën e Jurgen Klopp e shënoi sulmuesi i krahut Luis Diaz, ku ky i fundit shënon në minutën e 5’ për 1:0.

Ndërkaq, krahas këtij takimi është duke u zhvilluar edhe derbi italian mes Interit dhe Milanit, ku “Nerazzurët” tani kanë kaluar në epërsi prej 1:0.

Golin e epërsisë për Interin e shënoi sulmuesi Lautaro Martinez në minutën e 4’ të ndeshjes.

Rezultatet momentale:

Liverpool 1:0 Manchester United

Inter 1:0 Milan