Ndryshime në Polici, Isak Ejupi me pozitë të re, zëvendësohet nga Jashari!

Janë duke vazhduar ndryshimet në strukturat komanduese të Policisë së Kosovës.
Indeksonline mëson se tashmë ka nisur ristrukturimin edhe nëpër komuna të ndryshme.
Një e tillë ka ndodhur në qytetin e Podujevës.
Isak Ejupi nuk do të jetë më komandant i Stacionit të qytetit të Llapit. Në vend të tij është emëruar Njazi Jashari.

Ndërsa, Ejupi tani e tutje do të shef i sektorit të Operativës në Drejtorin për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve, DPP. /Indeksonline/
