75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 28 Qershor 2026 / b l

Ndryshime të mëdha të klubi shqiptar në Zvicër, largohen Çitaku e Xhaka, Shala merr drejtimin

Mbrëmë u organizua një darkë përshëndetëse nga Kryesia e FC Dardania Basel, e cila shënoi përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm për klubin.

Pas shumë vitesh pune, përkushtimi dhe suksesesh, nga detyrat e tyre u larguan: Kryetari Tahir Çitaku- Drejtori Sportiv Besim Bublica- Menaxheri Ragip Xhaka- Drejtori i Juniorëve Bashkim Çitaku.

Në fjalën e tij, kryetari Tahir Çitaku falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe punën e jashtëzakonshme që kanë bërë ndër vite, duke theksuar se është krenari dhe kënaqësi ta lërë klubin në këtë nivel suksesi.