21:57 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Ndryshimet e çuditshme me të cilat duhet të përballen gratë pas të 40-ave

Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze, kështu mund të lexoni apo të futni më shpejt perin në gjilpërë. Por zonja, ky është vetëm fillimi. Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë acarim, parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje.

Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni çfarëdolloj ndjesie të pazakontë. Më poshtë mund të gjeni 8 ndryshime që pëson trupi pas të 40-ave.

Humbja e kontrollit të fshikëzës

Shtatzënia, lindja e fëmijës dhe menopauza, të gjitha mund të kontribuojnë në humbjen e kontrollit të fshikëzës tek gratë. Nevoja për të dalë shpesh në tualet dhe rrjedhja me raste që ndodh kur kolliteni, teshtini ose qeshni prek rreth 40% të grave mbi 40 vjeç.

Ju bien flokët

Gjatë gjithë jetës kemi rritje të rënie të flokëve. Por, falë ndryshimit të hormoneve, me afrimin e menopauzës fillojnë të bien edhe flokët.

Ju shfaqen qime gjithandej

Me moshimin e grave, bien nivelet e estrogjenit dhe rriten nivelet e testosteronit, duke çuar kështu në rritjen e qimeve në fytyrë, mjekër dhe gishta.

Mund të përjetoni afshe të nxehta, për një dekadë

Mbi 80% e grave përjetojnë afshe të nxehta gjatë menopauzës, dhe studimet sugjerojnë se për disa gra, nxehtësia mund të zgjasë 7-11 vjet.

Marrëdhëniet seksuale bëhen të parehatshme

Ka shumë arsye përse kjo ndodh në moshë të mesme, megjithatë arsyeja kryesore është tharja vaginale. Me moshimin, fillojnë të bien nivelet e estrogjenit, duke çuar në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe humbje të dëshirës.