Ndryshimet klimatike,”Ne po gërmojmë varret tona” thotë sekretari i OKB-së

Është duke u mbajtur samiti COP26 në Glasgow, ku përfaqësues të shumë shteteve dhe institucioneve në botë janë duke diskutuat mbi çështjet klimatike.
Një ndër pjesëmarrësit që mori fjalën gjatë takimit të sotëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, shkruan IndeksOnline.
Guterres tha se ka ardhur koha t’i jipet fund emetimeve nga lëndët djegëse fosile.
“Ose e ndalojmë ose na ndalon. Dhe është koha për të thënë, mjaft. Mjaft të vrasim veten me karbon. Mjaft duke e trajtuar natyrën si një tualet. Mjaft duke djegur dhe shpuar dhe minuar rrugën tonë. Ne po gërmojmë varret tona”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në fjalën e tij.
Ai njihet si një nga avokuesit më të zëshëm në uljen e emetikmeve të gazeve serrë.
Fjalimi i tij u konsiderua si më i fuqishmi në bindjen për të reduktuar ndotjen që po qon drejt ndryshimeve klimatike.
Samiti COP26 do të mbahet në Glasgow të Skocisë deri më 12 nëntor.