16:04 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndryshimet në Ligen e Kombeve, Kosova dhe Shqipëria mund të luajnë në një grup

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndryshuar formatin e Ligës së Kombeve për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi ata kanë bërë publike edhe mënyrën e ndarjes së vazove që do të shërbejnë për të përcaktuar më pas grupet në Ligën e Kombeve.

Ajo që mund të vërehet është se Kosova dhe Shqipëria mund të luajnë në një grup, transmeton Indeksonline.

‘Dardanët’ dhe ‘Kuqezinjtë’ do të jenë pjesë e Ligës C gjatë sezonit të ardhshëm.

Kosova është në vazon e dytë me Maqedoninë Veriore, Bjellorusinë dhe Qipron.

Shorti hidhet vitin e ardhshëm me 3 mars në Amsterdam të Holandës.

‘Kuqezinjtë’ kanë mundësi që të luajnë kundër Sllovenisë që është në vazon e tretë. /Indeksonline/