14:48 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndryshimet në Polici i sjellin Pejës qetësi

Në Pejë është rikthyer qetësia kohëve të fundit. I njohur si qyteti i shumë vrasjeve e plagosjeve që nga paslufta, qyteti i bukur i Dukagjinit tani po shquhet për rehatinë.

Një nga arsyet kryesore për këtë situatë janë edhe ndryshimet në Polici. Hierarkia e re në Pejë po del të jetë e suksesshme që në ditët e para të saj.

Lokalet e natës kanë bërë që në Pejë të ketë vazhdimisht vepra të ndryshme penale, të ndërlidhura me krim ku protagonistë shpeshherë kanë qenë njerëz të ndjekur nga ligji dhe të dyshimtë për afera të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Poashtu, Peja ndër vite është cilësuar si vendi me Policinë më të korruptuar. Por, ndryshimet e fundit i kanë sjellur këij qyteti energji të re.

Një nga arsyet që ka sjellur në këtë ndryshim të situatës është edhe shtimi i patrollave policore në shumë pjesë të qytetit./Indeksonline/