75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / kutia

Ndryshimet në Qeverinë e Maqedonisë Veriore

Naim Bajrami zëvendëson Azir Aliun në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, mëson Klan Maqedoni.

Naim Bajrami nga Shkupi do të zëvendëson Azir Aliun pasi ky i fundit të shkarkohet nga posti për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Kjo vjen pasi Aliu u rreshtua në krah të kreut të ASH-së, Arben Taravari pas përplasjeve në këtë parti se kush shkon me opozitën e kush del vetëm në zgjedhje. Këto diskutime brenda ASH-së erdhën pas shkrimit të Taravarit në rrjetin social facebook ku kërkoi nga partia dhe ndjekësit e tij të shkojë të përkrahë dhe të bashkangjitet me opozitën shqiptare. /tvklan.mk/