75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / A

Ndryshimet në qeverinë shqiptare, ceremonia e kalimit të stafetës nga Vengu te ministri i ri, Ermal Nufi

Ka nisur ceremonia e kalimit të stafetës nga Pirro Vengu te Ermal Nufi, ministri i ri i Mbrojtjes.

Dje në Pallatin e Brigadave u bë betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Bajram Begaj.

Ferit Hoxha u betua si Ministër i Punëve të Jashtë, Ermal Nasufi si ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu si ministër Drejtësie, Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besfort Lamallari si ministër i Brendshëm, Erjona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Albana Koçiu si zv.kryeministre.