Ndryshimet te Drita, largohen dy sulmues
Drita nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve brazilian Gilberto Fortunato dhe Lucas Cardoso nga stinori pranveror.
Cardoso i ardhur nga Partizani i Tiranës në afatin kalimtar veror në formë të huazimit nuk ka arritur që ta shfaqte potencialin e tij, kështu që i është hapur dera e largimit, raporton Zëri.
Përveç Cardosos, edhe bashkëkombasi i tij, Fortunato nuk e ka gjetur veten te Drita.
32-vjeçari i ardhur te skuadra gjilanase këtë verë nga Sport Boys-i ka lënë shije të hidhur te tifozët e Dritës duke shënuar vetëm pesë gola.
Image
Trajneri Ardian Nuhiu në një bisedë me Zëri.info ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të llogaritë në shërbimet e dy futbollistëve të sipërpërmendur nga stinori pranveror.
“Brazilianët Ivan Cardoso dhe Gilberto Fortunato nuk janë tashmë pjesë e Dritës”, ka thënë Nuhiu.
I pyetur se nëse do të ketë largime të tjera, Nuhiu u përgjigj: “Jo, nuk do të ketë”.