Ndryshimi drastik i Teas pas ndarjes, ndjekësit e ngatërrojnë me Kylie Jenner!
Që kur i dha fund lidhjes, Tea Trifoni po e shijon jetën ashtu siç është më së miri.
Me udhëtime e jetë luksoze ajo po arrin t’i çmend ndjekësit me secilën paraqitje që bën, shkruan Indeksonline.

Së fundmi bëri një ndryshim në flokët e saj duke i zgjatur, pamje e cila u komentua për të mirë nga të gjithë fansat e saj.
Por, ndryshimet nuk po ndalen këtu.

Ajo ka publikuar disa imazhe duke vënë në fokus pasuritë trupore, të cilin ka arritur t’i perfeksionoj aq shumë.
Shumica e ndjekësve u habitën nga ky ndryshim duke e krahasuar edhe me Kylie Jenner./Indeksonline/






