75 Mall Live Search
14:06 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / B O

Ndryshimi fillon nga Mjedisi, Bekë Berisha hap fushatën në Istog

“Ndryshimi fillon nga këtu, nga Mjedisi” është nisma për ndryshim e Bekë Berishës në Istog. Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut bashkë me të ri e të reja të kësja komune kanë ndërmarrë aktivitet për pastrimin e lumit të qytetit.

Berisha ka thënë se kur të vije kryetar, vetëm 6 muaj do i nevojiten për të parë ndryshimet e mëdha në mbrojtjen e mjedisit.

“Sot, në Istog u shënua hapja zyrtare e fushatës me aktivitetin për një mjedis të pastër për të gjithë. Bashkë me qytetarët dhe bizneset morëm inciativën për pastrimin e lumit në mes të qytetit. Ky veprim është simbolik e mobilizimit për qytetarët tanë dhe të edukoj brezat e rinj që ta mbrojnë mjedisin nga ndotja.
Ndërsa, në gjashtëmujorin e qeverisjes tonë pamje të tilla nuk do të shihen më.
Të jemi qytetarë të përgjegjshëm, sepse natyrën e kemi të jashtëzakonshme, t’i mirëmbajmë këto resurse dhe të jemi shembull për të mirën e shoqërisë, komunitetit dhe mbi të gjitha për shëndetin tonë” shkruan Berisha në postim.