11:59 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / k.v

Ndryshimi i motit, Policia apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet e borës, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin nëpër rrugët tona.

Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve të posedojnë pajisje dimërore të parapara sipas ligjit të trafikut.

Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndeshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve dhe krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 39 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me  persona të lënduar dhe 19 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat  e komunikacionit janë shqiptuar 708 tiketa kundërvajtëse./Indeksonline/