Ndryshimi i Torresit që po i befason të gjithë!

Fernando Torres pas një karriere fantastike në Premierligë dhe në La Liga, u largua nga futbolli gjatë vitit 2019.
Nuk kishte dalë që një kohë të gjatë në media dhe pas paraqitjes së tij, të gjithë u befasuan. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Torres u pa duke promovuar një shtëpi bastesh sportive aziatike. Por, imazhi kryesor ishte te ish-sulmuesi i Chelseat, i cili pas pensionimit duket se nuk është ndalur nga fitnesi, shkruan IndeksOnline.
Tani ylli spanjoll ka një trup ndryshe se qysh e kishte gjatë kohës kur ishte aktiv me futbollin profesionist.