Ndryshimi klimatik, kërcënimi më i madh i njerëzimit
Natyralisti David Attenborough, ka thënë se ndryshimi klimatik është kërcënimi më i madh i njerëzimit në vitet e fundit.
Ai tha se kjo mund të çojë civilizimin në kolaps dhe zhdukjen e pjesës më të madhe të botës natyrore.Këto deklarata ai i bëri në ceremoninë e hapjes së bisedimeve klimatike të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara në Katowice, Poloni, shkruan BBC. Takimi në Katowice po cilësohet si takimi më kritik për ndryshimet klimatike që nga Marrëveshja e Parisit 2015.
“Tani për tani, po përballemi me një katastrofë të shkaktuar nga njeriu, kërcënimi ynë më i madh në mijëra vjet”, tha David. “Nëse nuk veprojmë, kolapsi i civilizimit dhe zhdukja e pjesës më të madhe të botës natyrore është në horizont”, shtoi ai.