Ndryshohet një qendër e votimit në kryeqytet, Komuna e Prishtinës jep detaje
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se qendra e votimit 1905, e cila deri më tani ishte në objektin e shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, është bartur në një tjetër objekt.
Votuesit që kishin këtë qendër të votimit, tani obligohen të shkojnë e të votojnë në gjimnazin “Xhevdet Doda”, shkruan IndeksOnline.
“Lusim qytetarët që i përkasin kësaj qendre të votimit të informohen me kohë për lokacionin e ri të votimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 7 qershor 2026” thuhet në njoftimin e komunës.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e bartjes së kësaj qendre./IndeksOnline/

