75 Mall Live Search
23:04 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Ndryshoi ekipin gjatë merkatos së dimrit, Valdrin Mustafa tregon objektivat e tij

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa ka ndryshuar ekip gjatë merkatos së dimrit, duke lënë Viktoria Koln për t’u transferuar në SSV Jahn Regensburg.

Gjatë një interviste për Indeksonline.net, Mustafa tregoi rreth objektivave dhe se si ndodhi transferimi në ekipin gjerman.

“Transferimi ndodhi qysh kur erdhi oferta nga klubi i Regensburg. Objektivat e klubit këtë sezon janë që ne si ekip të shkojmë sa më larg. Kurse objektivat e mija janë që me qenë i gatshëm të luaj në çdo ndeshje dhe të përgatitem në mënyrën më të mirë të mundshme. Pres që të kem sa më shumë gola këtë sezon. Dhe sigurisht që ta bëjë krenar klubin tim”, u shpreh Mustafa fillimisht.

Valdrin Mustafa ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, por tani mosha nuk ia lejon që ai të luaj për këto grupmosha. Me paraqitje të mira, ai shpreson që të ftohet nga “Dardanët”.

“A pres ftesë? Normal që pres nga Kosova dhe madje me kënaqësinë më të madhe e pres. Është më e pakëta që mund të bëjë për vendin tim. Ftesa nga vendi im është privilegj për mua”, vazhdoi tutje 25-vjeçari

Regensburg bën pjesë në Ligën e Tretë në Gjermani dhe momentalisht është në pozitën e parë me 46 pikë. Objektivi është futja në Bundesliga 2.

“Kushtet që i ka skuadra janë mjaftë të mira. Fusha stërvitore është mjaftë efikase. Jam i lumtur për ekipit që kam luajtur. Kurse me skuadrën e re pres të shënoj më shumë gola dhe t’i bëjë krenar të gjithë familjarët e mi dhe shoqërinë”, përfundoi sulmuesi kosovar

Kujtojmë që futbollisti kosovar vlerën në sajtin e njohur “Transfermarkt” e ka 200 mijë euro. Në të kaluarën, Mustafa ka luajtur për ekipet, si: Hannover, Verl, Koblenz dhe Elversberg./Indeksonline/

No photo description available.