09:46 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / mp

“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë

Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kenneth Andresen ka kujtuar pritjen që u është bërë KFOR-it nga populli i Kosovës, më 12 qershor të vitit 1999.

Në një postim të bërë në platformën X, ai ka publikuar edhe pamje.

Tutje ai ka shkruar se ky moment i ka ndryshuar jetën dhe është mirënjohës për të gjithë miqtë në e nga Kosova.

“Sot, 25 vjet më parë: Më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, ka shkruar Andresen në “X”.