Ndryshojnë rregullat në Belgjikë, informacione për qarkullimin e shtetasve të Kosovës

Belgjika ka ndryshuar masat ndaj Covidit-19, pas ndryshimit të shifrave karshi situatës epidemiologjike.
Personat që kanë vetëm shtetësi belge (jo dhe të Kosovës) tani mund të udhëtojnë në Kosovë nga aeroportet e Belgjikës pa pasur nevojë që të dëshmojnë me dokumente të vlefshme që posedojnë shtetësinë e Kosovës.
Të gjithë personat që kthehen nga Kosova në Belgjikë, 48 orë para kthimit duhet të plotësojnë formularin obligativ.
Vetizolimi 7 ditor dhe testi per COVIDIN-19 pas kthimit në Belgjikë është i obligueshëm, shkruan Indeksonline.
Udhëtimet jo esenciale nga vendet që janë kategorizuar si “Zona të kuqe” për shkak të COVIDIT-19 (edhe Kosova është ende Zonë e kuqe) drejt Belgjikës janë të ndaluara.
Megjithatë, kjo ndalesë nuk aplikohet për shtetasit e shteteve të BE-së dhe zonës Schengen si edhe për shtetasit e vendeve të treta që posedojnë një leje qendrimi valide ose vizë D valide nga një shtet i zonës Schengen.
Udhëzime të tjera mbi udhëtimet nga vende të tjera në Belgjikë dhe nga Belgjika në vende të tjera, duke përfshirë edhe Kosovën./Indeksonline/