75 Mall Live Search
23:19 / E Premte, 15 Prill 2022 / OSH

Ndryshon moti nga fundjava, bie edhe borë

16.04 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat shtohen, e pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu, që gjatë mbrëmjes mund të përfshinë edhe pjesë tjera të vendit.

17.04 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë e me erë.  Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu, e në mbrëmje mund të përzien edhe me reshje bore.

18.04 – Ftohtë.  Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, por edhe bore aty këtu.

19.04 – Kryesisht vranët e ftohtë.  Kohëpaskohe me të reshura shiu, orëve të paradites edhe me reshje bore.

20.04 – Kryesisht me vransira, por pa mundësi për të reshura.

Temperaturat pësojnë rënie.  Minimalet zbresin në 2C ditën e hënë, e deri në -1 ditën e martë dhe mërkurë.  Maksimalet nga 23C ditën e sotme, zbresin në 6C e 5C ditën e diel dhe të hënë.  Të mërkurën rriten në 10C.

Era ndryshon kahjen në fundjavë nga verilindja, ku do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 6-16m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.