75 Mall Live Search
17:12 / E Premte, 04 Mars 2022 / MSH

Ndryshon orari i miqësores Spanjë-Shqipëri

Më 26 mars, Spanja do të jetë nikoqire e Shqipërisë, për miqësoren që do të zhvillohet në RCDE Stadium të Espanyolit në Barcelonë.

Megjithatë, orari i kësaj miqësoreje ka ndryshuar një javë pas lajmërimit të ndeshjes, raporton Indeksonline.

Ndeshja që parashihej të fillonte nga ora 19:00, është vendosur të shtyhet për në ora 19:45, në po të njëjtën datë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët janë të përzgjedhurit e Eduardo Rejës për këtë miqësore.

Për herë të fundit, këto dy kombëtare u ndeshën në tetor të vitit 2017, në kuadër të kualifikimeve për botëror./Indeksonline/