Ndryshon orari i ndeshjeve në LaLiga
Deri më tani ka pasur diskutime në mes LaLigës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit, për orarin e ndeshjeve.
Mirëpo sipas një vendimi të marrë sot, ndeshjet në LaLiga që janë luajtur edhe të hënen, nuk do të luhen më të paktën deri sa të merret ndonjë vendim tjetër.
Do të ketë futboll në të Premten, por jo të Hënën. Kjo ka qenë rezoluta e gjykatësit në ‘orarin e çështjeve’ ndërmjet LaLigës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit ( RFEF ), transmeton Indeksonline.
Gjykatësi Andrés Sánchez Magro ka vlerësuar pjesërisht masat paraprake që LaLiga kërkoi dy javë më parë pas shqiptimit të gjyqtarit të vetëm të Komitetit të Konkurrencës, Carmen Pérez, për të luajtur të Shtunën dhe të Dielën të gjitha ndeshjet e tre ditëve të para të kampionatit të ligës.
Në këtë mënyrë, kampionati i Ligës më në fund do të fillojë të Premten, më 16 gusht, në orën 9:00, me ndeshjen Athletic – Barcelona . Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhet të hënën, Mallorca-Eibar, takim që gjyqtari nuk do ta lejojë sipas vendimit të tij.
Rezoluta e gjyqtarit, e cila arrin vetëm dy ditë pas seancës dëgjimore të mbajtur të Mërkurën e kaluar, rrezikon kontratat televizive, pasi që nuk ka do të luhen më ndeshjet në ditën e hënë./Indeksonline/.