21:20 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ndryshon orari i ndeshjeve të KF Feronikelit në Europa Ligë

UEFA ka ndryshuar orarin e të dy ndeshjeve të ekipit tonë kundër ekipit sllovak, Slovan Bratislava, në kuadër të Europa Ligës.

Ndeshjen e parë Feronikeli do ta luaj në Bratisllavë me 24 korrik, në orën 18:00, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet pas një jave, saktësisht me 30 korrik prej orës 18:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.