Ndryshon orari i tërheqjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës

Ka ndryshuar data e tërheqjes së shortit të gjysmëfinaleve të Kupës.
Ky vendim vjen pasi që nesër do të prezantohet logoja e re dhe fanellat e reja të Kombëtares.
Njoftimi i plotë nga FFK-ja:
Të nderuar-a
Ju njoftojmë se nesër (më 23 mars) në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Për shkak të konferencës së shtypit lidhur me prezantimin e logos dhe fanellave të reja të Kombëtares…, Komisioni i garave ka vendosur që orarin e tërheqjes së shortit ta zhvendosë në orën 13:00.